Kristjan Asllani i pakënaqur te Interi, kërkon të largohet

Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani po kërkon të largohet nga skuadra e Interit.
“Tuttomecatoweb” raporton se Asllani nuk është i kënaqur me minutazhin e tij dhe pretendon se duhet të luajë më shumë, transmeton IndeksOnline.
Ai u transferua gjatë afatit kalimtar veror nga skuadra e Empolit, për ta zëvendesuar kroatin Marcelo Brozovic.
Asllani nuk po gjen hapësirë për të luajtur pasi trajneri Simone Inzaghi, më shumë preferon të luaj me futbollistë tjerë si Calhanoglu, Mkhitaryan e Barella./IndeksOnline/