75 Mall Live Search
11:55 / E Diele, 04 Janar 2026 / Gj Sh

Kristjan Asllani nuk bind, Torino pritet ta largoj gjatë janarit

Kristjan Asllani nuk ka bindur drejtuesit e Torinos me paraqitjet e tij.

Sipas asaj që raporton gazetari, Nico Schira, mesfushori shqiptar pritet të largohet qysh në afatin e janarit, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse është i huazuar nga Interi deri në muajin qershor, Torino po shqyrton mundësinë e kthimit të tij gjashtë muaj më herët.

Nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e 23-vjeçarit, e kjo do të mësohet gjatë ditëve të ardhshme.

Asllani prej se u transferua te Torino ka luajtur plot 16 ndeshje dhe nuk ka shënuar asnjë gol./IndeksOnline/