75 Mall Live Search
11:21 / E Mërkurë, 17 Janar 2024 / Gj. Sh

Kristjan Asllanit po i bëhet një tjetër rival në mesfushë, Interi afër marrëveshjes me yllin e Napolit

Skuadra e Interit është duke mëndur për afatin e verës qysh nga muaji janar.

Siç raportohet në mediat italiane, nën-kampioni i Europës është afër marrëveshjes me Piotr Zielinski nga Napoli, shkruan Indeksonline

Madje një marrëveshje e tillë pritet të ndodh me parametra zero pasi futbollistit polak i skadon kontrata me kampionin aktual të Serie A në fund të muajit qershor të këtij viti.

29-vjeçari do i prishë punë mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, i cili do ta mendoj largimin qysh në afatin e verës.

Kujtojmë që Zielinski këtë sezon zhvilloi 18 paraqitje, shënoi dy gola dhe bëri dy asiste./Indeksonline/