Kritika e ulët nga zv.ministri për iftarin e Çitakut te Trumpi – A i ra pishman Anton Berisha?
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha është shfaqur dje me një deklaratë të natyrës jotolerance fetare. Ai ka kritikuar ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, se pse mori pjesë në një iftar të shtruar nga njeriu më i fuqishëm në botë, presidenti, Donald Trump.
“Në cilësinë e diplomatit me graden e ambasadorit të karrierës, e kam të qartë se pjesëmarrja në aktivitete brenda një shteti akreditues, siç ishte darka e iftarit nga presidenti Trump në SHBA, duhet të bëhet sipas instruksioneve të Ministrisë së Jashtme”, kishte thënë ai

Ndërsa, një ditë pas, sot, numri dy i MPJ-së si duket është bërë pishman për kritikat ndaj iftarit në Amerikë, shkruan Indeksonline
“Pikëpamja ime per darken e shtruar nga presidenti Trump per iftar, nuk ishte kritike ndaj pjesëmarrjes, ngase ne procedure është detyrim qe merr ambasadori nga Ministria e Jashtme, nuk është as kritike për vet aktin diplomatik te pjesëmarrjes”, ka thënë ai.
Reagim i plotë:
Ne shoqerite demokratke europiane nuk ka tema tabu dhe individet shfaqin pikepamjet e tyre, rrjedhimisht edhe dilemat.
Ne qendrimet publike, une kam shfaqur dilemat e mia ndaj veprimeve te ipeshkvise kur kam menduar se ato tejkalojne domenin fetar dhe prekin shoqerine, ashtu sikurse vazhdoj te kam dilemen edhe per ngaterrimin e gjerave.
Pikepamja ime per darken e shtruar nga presidenti Trump per iftar, nuk ishte kritike ndaj pjesemarrjes, ngase ne procedure eshte detyrim qe merr ambasadori nga Ministria e Jashtme, nuk eshte as kritike per vet aktin diplomatik te pjesemarrjes.
Por, nese nuk eshte kritike, dileme eshte ne menyren e perceptimit.
Ne synimin e integrimeve europiane, Kosova dhe rajoni, duhet te deshmohen dhe te behen lajme per shkallen e arritshmerise se reformave dhe plotesimit te kushteve te kerkuara nga BE-ja, e jo permes protagonizmit identifikues global, per arsyen e thjeshte se fuqia e jone eshte paperfillshme.
Kapercimi pertej Europes, sikurse rasti i Bosnes apo i Serbise, qe luajne me karten e fese, jane shembuj, per mua, jo te mire, derisa shembulli i Malit te Zi, qe ka bere nje ndarje, eshte duke dhene rezultate me te mira.
Dilema qendron, se nese ne nuk e integrojme Kosoven ne BE, atehere BE do t’i integroj qytetaret tone, sic eshte duke ndodhur perdite, qe mund te qoj ne zvogelimin drastik te popullates.
Eshte evidente se ky synim i shkuarjes nuk ka motive etnike as fetare, por per shkak te perspektives jetesore qe mundeson modeli europian ne respektimin e individit.
Si qytetar i Kosoves, me bindje e formim europian, kur ngaterrohen keto gjera kam te drejte ta shtroj kete si dileme; pavaresisht leximit te pasakte apo keqleximit te qellimshem te individeve apo grupeve te caktuara.
Perpjekjet qe çdo mendim me e reduku vetem ne nje segment, eshte skeme e njohur e mendesise totalitare te etiketimit ‘per dhe kunder’ apo ‘ne dhe ata’, diçka moti e kapercyer nga mendimtaret europiane e rilindasit tone.
Synimi i tyre ishte nje bashkesi e popujve qe jetojne ne paqe dhe gezojne lirine me moton bashkimi ne dallime, pa ekskluzivitetin e perkstesise etnike, fetare apo ideologjike.
Ky eshte model qe perfaqesoj edhe une.