Kritika për grilat e mëdha, shefi i BMW: Amerikanëve e kinezëve ju pëlqen, evropianët më kanë lënduar
Grila e madhe e përparme në serinë e re të BMW 7 është bërë pjesë e polemikave që nga momenti kur u zbulua limuzina luksoze vitin e kaluar. Megjithatë, shefi i dizajnit të BMW, Adrian van Hooydonk, ka mbrojtur vendimin e kompanisë për të dizajnuar serinë 7 me një “hundë” të tillë të madhe.
Gjatë një interviste me AutoCar, Van Hooydonk tha se ishte lënduar nga kritikat ndaj grilës, por këmbëngul se ishte masa e duhur për të dalluar në mënyrë adekuate Serinë 7 nga Seria 5 e tanishme.
“Informacioni që kemi marrë ishte të sigurohemi që njerëzit të kuptojnë ndryshimin [midis 7 dhe 5 Serisë] dhe të vëreni atë,” tha ai, transmeton IndeksOnline.

“Kur nisëm veturën [Seria 7] ishte mjaft e vogël. Reagimet që morëm në të ishte se njerëzit nuk mund të shihnin ndryshime të mjaftueshme nga paraardhësit. Tek 7-shja e re e kuptoj se njerëzit mund të jenë tronditur. Kam vërejtur kritikat. Unë mendoj se në një mënyrë është e pashmangshme. Qëllimi im është të bëj diçka që të gjithë e pëlqejnë, por nuk është gjithmonë e mundur.”
Van Hooydonk beson se shumë nga kritikat për fytyrën e re të Serive 7 kanë ardhur nga Evropa, një treg ku ai thotë se blerësit e automjeteve të tillë pëlqejnë të ngasin pa u vënë re. Në tregjet e tjera, megjithatë, si Kina dhe Lindja e Mesme, njerëzit duan të bien më shumë në sy – dhe të ngasin një BMW me një grilë të madhe krom si Seria 7 – është sigurisht një mënyrë për ta bërë këtë.
“7-shja ka qenë gjithmonë më e vështirë për të sjellë pritjet e të gjithë botës në një formë. Klientët janë shumë, shumë të ndryshëm në Kinë, SHBA, Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Në Evropë njerëzit nuk duan të vihen re. Ata nuk pëlqejnë të pyeten se sa kanë paguar për një makinë”, shtoi van Hooydonk. “Pjesa tjetër e botës është e kundërta. Ne u përpoqëm t’u japim evropianëve atë që ata duan, por tregu më i fortë për Serie 7 nuk është Evropa “.
Dhe çfarë sa i përket grilës masive të X7?
Shefi i dizajnit të BMW-së gjithashtu bisedoi me AutoCar ku ai mbrojti hartimin e grilës së X7 duke deklaruar se ishte në proporcion me makinën dhe se është më vogël se ajo që ju gjeni në modele të ngjashme nga markat e tjera premium. “Po, grila e X7 është më e madhja e BMW-së, por edhe X7 është më i madh se çdo BMW para saj. Pra është në proporcion, “tha ai.
I pyetur nëse do të shihnim këtë lloj dizajni të grilave gjigante të përhapen edhe në modele të tjera (të vogla) në rangun e BMW-së, Van tha se nuk ka plane të tilla.
“Mos u shqetësoni, unë nuk dua që marka të shndërrohet në një markë të tepruar të veshkave”, tha ai. /IndeksOnline/
