Kritika se nuk mbështeti shokun pas sherrit me Noizyn, reagon Stresi: Ai është gango budalla

Pas ngjarjes së bujshme të zënkës mes Cllevios dhe Noizyt, reperi tjetër, Stresi doli në një deklaratë publike duke mbështetur Noizyn.
“Ca ***** doni me tregu live. Ju ta hani *****, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën askujt. Leni budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra,”-shprehej Stresi.

Nga kjo deklaratë pati edhe njerëz që akuzonin reperin se po mban anën e armikut ndërkohë Stresi e quan Cllevion ‘gango budalla’ teksa betohet se nuk ka patur asnjë ndikim në këtë çështje.
“Po t’ju tregoj telefonin tim, do shihni 8 mijë video të tilla. Mua nuk më intereson. Ku bëhet sherr unë shoh punët e mia dhe iki. Unë nuk kam sherre me repera, kam sherre të rënda. Me djem babaxhana që i vlerësoj dhe më vlerësojnë. Cllevio është gango pa merak. Ka për të ngelur gango, por gango budalla. Nëse kam 1% ndikim në këtë gjë Zoti ma çoftë te familja ime. Se po ju bëj be në familjen time. Nuk kam bërë asnjëherë kështu gjërash në shoqëri. Kurrë në jetë nuk kam bërë budalliqe me shoqërinë.”- deklaroi Stresi.
