75 Mall Live Search
17:00 / E Mërkurë, 18 Gusht 2021 / LB

Kritika të mëdha në drejtim të Kurtit e Vitisë pas rritjes së madhe të rasteve me COVID-19

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës po kritikojnë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Arben Vitia për rritjen e rasteve me COVID-19.

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar në “Facebook”, se qeveria siç shkruan ai e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër, krejt për pushtet e asgjë për shëndet, transmeton “Indeksonline”.

“Rekord i zi! Sot, 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të vdekur.

N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet! U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve.

Të dashur qytetarë, Edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

Edhe deputetja tjetër e LDK-sëm, Hykmete Bajrami ka regaur lidhur me rritjen e madhe të rasteve.

“Qytetari: Cilat janë masat? Qeveria: Ministri i Shëndetësisë tani është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës. #deljanivet! #vakcionohuni”, ka shkruar ndër të tjera Bajrami.

Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi i ka publikuar statistikat me COVID-19 në 7 ditët e fundit në Kosovë.

“Kandidati është i zënë me zgjedhjet në komunë dhe e ka harruar shëndetin e qytetarëve të vendit të vet që u premtonte se do të qëndronte në ballë të betejës me pandeminë. Nuk po ia ndin pse është ministër i shëndetësisë”, ka shkruar ndër të tjera Gjoshi.

“Kandidati është i zënë me zgjedhjet në komunë dhe e ka harruar shëndetin e qytetarëve të vendit të vet që u premtonte se do të qëndronte në ballë të betejës me pandeminë. Nuk po ia ndin pse është ministër i shëndetësisë.

Kështu janë edhe Albin Kurti me Vetëvendosje. Po ikin nga përgjegjësia shtetërore. Për Kurtin nuk janë asgjë këto shifra. Nuk i shkaktojnë asnjë dhimbje. Kryeministër, dil në punë e merru me menaxhimin e pandemisë”, ka shkruar ndër të tjera Gjoshi.

Kujtojmë se sot ishin mbi 2 mijë qytetarë të infektuar me COVID-19, që është numri më i madh i të infektuarve brenda 24 orëve./Indeksonline/