10:40 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Kritikat s’e ndalin, Britney Spears poston fotot krejtësisht e zhveshur (FOTO)

Këngëtarja e njohur Britney Spears  ka pozuar sërish e zhveshur. Këngëtarja ka shpërndarë foto në rrjetet sociale në të cilat pozon krejtësisht e zhveshur, këtë herë në vaskë.

Në fotot e reja pikante që ka postuar, ajo mbulon pjesët intime me duar dhe emoji. Siç pritej, komentet ishin të shumta dhe ngrinin pyetjet se përse ajo po pozon vazhdimisht e zhveshur.

“Vazhdoni të duartokiste” shkruan këngëtarja teksa poston foto e zhveshura në “Instagram”.

40-vjeçarja Spears muajt e fundit vazhdimisht po poston foto ku shfaqet tërësisht nudo.

Ndërsa shumë nga fansat e saj e kanë lavdëruar atë për pamjen e saj pa komplekse, ish-i i saj Kevin Federline pretendoi se dy djemtë e saj Sean Preston, 17 vjeç dhe Jayden James , 16 vjeç, iu lutën që të ndalonte.

Ai ka treguar se shpesh përpiqet t’u shpjegojë fëmijëve se ndoshta kjo është mënyra e saj për tu shprehur.

“Por kjo nuk do të thotë se nuk i dëmton ata. Është e vështirë. Nuk mund ta imagjinoj se si ndihet për një adoleshent që duhet të shkojë në shkollë të mesme” tha ai.

Ndërkohë, bashkëshorti aktual i Spears, Sam Asgari, ka mbrojtur vazhdimisht postimet e këngëtares