11:39 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kritikët pretendojnë se “Masha and the Bear” është kunj i Putinit, për të “manipuluar” me fëmijët

Një film vizatimor rusë është akuzuar se është pjesë e makinerisë së propagandës së Putinit.

“Masha and the Bear” kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis një vajze të vogël por imponuese  dhe mbrojtësit të saj, një ariu të madh.

Kritikët thonë se Masha është përshkrimi si Rusia mbron kufijtë e saj.

Filmi vizatimor i cili ka më shumë se 4.18 milionë abonentë në Youtube është prodhuar edhe në gjuhën angleze në Moskë.

Kjo shfaqje është përkthyer edhe në gjuhën spanjishte.

Vitin e kaluar, gazeta kryesore e Finlandës- Helsingin Sanomat- citoi një lektor në Shkollën e Komunikimit të Universitetit të Talin, duke pretenduar se ariu simbolizonte Rusinë dhe ishte projektuar për të vendosur një imazh pozitiv të vendit në mendjet e fëmijëve.

Ligjëruesi, Priit Hobemagi, tha se seria ishte një “paraqitje e bukur” e një fushate që është e rrezikshme për sigurinë kombëtare esotneze.

Anthony Glees, një ekspert i inteligjencës nga Universiteti i Buckinghamit, tha për The Times: “Masha është e furishme, madje edhe më e keqe, por edhe e pështire. Ajo grushton mbi peshën e saj. Nuk është e vështirë të shohësh atë si një putiniste”.

Media shtetërore të Rusisë kanë hedhur poshtë pretendimet për këtë ngjashmëri.

Ata gjithashtu i kanë quajtur shqetësimet në shtetet baltike si fobi patologjike.

Kompania që prodhon karikaturën popullore, Animaccord, tha se shfaqja është një projekt i pavarur që kurrë nuk ka marrë fonde shtetëtore./Indeksonline/