10:59 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kritikohet e dashura e Ronaldos, e quajnë “vrasëse”

Georgina Rodriguez është bërë fokus i kritikave nga aktivistët e të drejtave të kafshëve pas pjesëmarrjes në ndarjen e Topit të Artë.

Ajo në ceremoninë, ku i dashuri i saj, Cristiano Ronaldo fitoi Topin e pestë të Artë, kishte të veshur një pallto leshgjatë që kushton rreth 3600 euro.

Animalistët e dënuan veshjen e ish shitëses së Prada me komente të tilla si: “Kafshët që mbyten të gjalla në kafaze të vogla vetëm për të kënaqur egon e disa njerëzve”.

“Edhe nëse ju japin dhjetë Topa të Artë, ju prapë vendosni lëkurën e një kafshe, mizori”, shkruan ata. /IndeksOnline/