75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / AR

Kritikohet pamja fizike e Justin Timberlake, por pse?

Në ceremoninë e fundit iHeartRadio Music Awards morën pjesë artistë të shumtë, përfshirë Justin Timberlake, i cili tërhoqi vëmendjen për shkak të transformimit të tij fizik.

I famshmi mund të jetë ende në formë të mirë, por përdoruesit e rrjeteve sociale nuk kanë humbur rastin të vënë në dyshim pamjen e tij.

Shumë përdorues e konsideruan modelin e tij të flokëve si “të çuditshëm”, ndërsa të tjerë folën për shtimin e tij në peshë.

Në moshën 42-vjeçare, Timberlake është bërë baba dhe rrudhat janë shfaqur në fytyrën e tij, pasi ai ka vendosur të mos i nënshtrohet një operacioni plastik.

Ndërsa disa përdorues goditën Timberlake-n, të tjerë qëndruan pranë idhullit të tyre, duke theksuar se njerëzit nuk mund ta mposhtin kohën.