75 Mall Live Search
19:00 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kritikohet Trump, ende pa u bërë 24 orë nga vdekja e McCain, ai kthehet në fushën e Golfit

Presidenti i Amerikës Donald Trump i është kthyer fushës së Golfit vetëm 17 orë pas vdekjes së senatorit amerikan, John McCain.

Trump është parë në fushën e Golfit mëngjesin e sotëm përderisa ka qenë shumë i kritikuar për mosnderimin e duhur të McCain.

Sipas kritikave të fundit thuhet se Trump lëshoi vetëm një shkrim të ‘dobët’ në Twitter duke ngushëlluar familjen e McCain.

Sipas raportimeve të fundit thuhet se Trump nuk kishte arritur të pranonte ndikimin që McCain kishte në jetën politike amerikane dhe faktin se ishte nga heronjtë më të famshëm të luftës së kombit, transmeton Indeksonline.

Disa protestues u mblodhën jashtë kësaj fushe në Virxhinia kur arriti Trump duke mbajtur pankarta të ndryshme si ‘President fallco’ dhe të tjera.

Sipas medieve të huaja thuhet se McCain kishte vendosur që ta linte Trump-in jashtë listës së personave pjesëmarrës në varrimin e tij në maj, thuajse një vit pasi ai u njoftua se ishte diagnostifikuar me një formë agresive dhe të rrallë të kancerit  në tru.

Ai vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Arizona, i rrethuar nga familja në moshën 81 vjeçare./Indeksonline/