Kritiku i madh i Putinit gjindet pa shenja jete në Beograd

Aleksey Zimin , një kuzhinier rus 52-vjeçar dhe pronar i restorantit Zima në Londër, Angli, është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Beograd. Besohet se Zimin ka vdekur gjatë udhëtimit për në Beograd.
Blic shkruan se Zimin është gjetur në një banesë me qira. Pronari i banesës dyshohet se nuk ka mundur të kontaktojë me Zimin për shtatë ditë, ndaj ka ardhur në banesë për të kontrolluar nëse gjithçka ishte në rregull me të. Me të mbërritur në banesë ka gjetur trupin e pajetë të Ziminit.
Prokuroria serbe ka urdhëruar autopsinë e trupit të tij. Besohet se ai erdhi në Beograd për të promovuar librin e tij të ri “Anglomania”.
Pasi Rusia sulmoi Ukrainën në fund të shkurtit 2022, Zimin kritikoi presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin. Shumë shpejt kuzhinieri u internua nga vendlindja. Pas kësaj ai nuk u kthye më në vendlindje.
Zimin i është bashkuar listës së rusëve të shquar që janë vrarë në Britaninë e Madhe. Ju kujtojmë se oligarku Boris Berezovsky, bashkëpunëtori i tij Nikolay Glushkov dhe oficeri i inteligjencës Aleksandar Litvinenko vdiqën atje në rrethana të dyshimta./Indeksonline/