Krivaqa e Sejdiu mohojnë fajsinë për vrajsen e Marigona Osmanit

Dy të akuzuarit për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu kanë mohuar fajësinë në seancën gjyqësore të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt.
Gjatë fjalës së tij para trupit gjykues, Krivaqa i ka kërkuar falje familjes së 18-vjeçares.
Por, ai vlerëson se ato që theksohen në aktakuzën e Prokurorisë ndaj tij, nuk kanë ndodhur, raporton teve1
Ndryshe vrasja e Marigona Osmanit, ishte cilësuar si një nga vrasjet më të rënda të ndodhura në Kosovën e pasluftës.
Me çka në bashkëkryerje, akuzohet se kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.
Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Krivaqa, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Ndërsa, thuhet se i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaqa, në kryerjen e veprës penale të dhunimit.
Me çka, akuzohet se kreu veprën penale “Ndihmë në kryerjen e dhunimit” nga neni 227, paragrafi 4, nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit”, thuhet në njoftim.