75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 01 Gusht 2023 / LB

Krivaqa: Kërkush nuk e ka deshtë Marigonën ma shumë se unë, kisha dashtë me e kthy kohën pas

Dardan Krivaqa, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, është shprehur i penduar për atë që ka ndodhur.

Ai ka thënë që do të dëshironte që ta kthente kohën pas.

“Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në gjykatore.

“Ckado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kërkush”.

“Me pasë mujt me e kthy kohën mas krejt, kurrgjo s’kisha dashtë ma shumë”.