Kriza e Apple, Trump: Bëni iPhone në SHBA, e jo në Kinë!
Apple është përballur ditëve të fundit me kriza të mëdha pasi që aksionet e kompanisë kanë rënë milarda dollarë.
Për këtë, presidenti i Amerikës, Donald Trump shprehu pakënaqësinë e tij me Apple për prodhimin e produkteve në Kinë, edhe pse sipas tij, CEO i Apple, Tim Cook do ta ndryshoi këtë së shpejti.
Në konferencën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për Apple pas rënies së aksioneve.
“Jo nuk jam aspak. Apple është rritur shumë. Ata janë rritur 100% prej kohës që unë jam bërë president. Apple është një kompani e madhe, por unë më shumë shqetësohem për vendin tonë. Mos harroni, Apple e bën produktin në Kinë. Unë i thashë Tim Cook, i cili është një mik i imi që më pëlqen shumë, se iPhone duhet të prodhohet në Amerikë e jo në Kinë” ka thënë Trump./Indeksonline/