75 Mall Live Search
13:06 / E Diele, 30 Tetor 2022 / Gj. Sh

Kriza e Atleticos, A do të shkarkohet Simeone?

Diego Simeone do vazhdojë të jetë pjesë e Atletico Madridit.

‘Rojiblancos’ po kalojnë në një periudhë të vështirë këtë edicion.

Atletico nuk arriti të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, duke vënë në dyshim edhe pjesëmarrjen në Europa Ligë.

Mirë nuk po kalon as në La Liga pasi po ngec me rezultate, por kjo nuk pritet të ndikojë në planet e tyre për trajnerin Diego Simeone.

Sipas së përditshmes spanjolle, ‘AS’ plani i Atleticos është i qartë, të rinovojë kontratën e argjentinasit.

Simeone ka marrëveshje me ‘rojiblancos’ deri në vitin 2024, por do vazhdojë edhe për dy vite të tjera

Klubi i beson trajneri dhe mbetet të shihet se kur do ndodh rinovimi.