75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 21 Korrik 2022 / MSH

Kriza e inflacionit, Banka Qendrore Evropiane rrit normën e interesit

Banka Qendrore Evropiane ka rritur normat e interesit për herë të parë pas më shumë se 11 viteve, në tentim për te kontrolluar inflacionin që ka kapluar Eurozonën.

BQE ka rritur normën e interesit për 0.5 për qind dhe planifikon të bëjë rritje të mëtutjeshme përgjatë vitit, shkruan BBC.

Norma në fjalë ka qenë negative që nga viti 2014, si një plan për rritjen e zhvillimit ekonomik te shteteve.

Por kjo është dashur të ndryshojë për shkak të rritjes së çmimeve, sidomos ato të ushqimit dhe derivateve.

Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, thotë se kjo është bërë për të kontrolluar aktivitetitn ekonomik.

“Aktiviteti ekonomik në Eurozonë është duke u ngadalësuar. Agresioni i pajustifikuar rus ndaj Ukrainës është një zhytje në rritje. Presim që inflacioni të jetë i lartë edhe për një kohë, mr gjtihë presionin për çmime të energjisë dhe ushqimit si dhe burimeve të gazit në zingjirin e çmimeve”, tha ajo.