16:08 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / B O

Kriza e Messit ndaj Realit, a do e thyej sonte mallkimin?

Lionel Messi nuk e ka mposhtur Real Madridin që nga marsi i vitit 2019. Madje, ylli argjentinas nuk ka shënuar ndaj Realit në shtatë ndeshjet e fundit përballë tyre.

Fitorja e fundit e Messit ndaj Realit ishte me 2 mars të vitit 2019. Që nga ajo ditë Messi ka humbur tre dhe ka barazuar një duel me Realin.

Megjithatë, shifrat tregojnë se Messi ka bilanc pozitiv ndaj madrilenëve në total. 7 herë Topi i Artë ka 19 fitore, 11 barazime dhe 15 humbje.

Tani , Messi matet për herë të parë ndaj Madridit me një tjetër fanellë . Shtatë gola deri më tani (dy në Ligue 1 dhe pesë në Champions League) tregojnë se përshtatja me PSG-në po ecë në suaza të normales.

Mbetet të shihet nëse Leo do të shpërthejë sot ndaj Real Madridit në përballjen më të fuqishme që ka patur me fanelën e PSG-së deri më tani./Indeksonline/