75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

Kriza energjetike, Kurti viziton Termocentralin “Kosova B” dhe “Kosova A”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”.

Vizita e tij do të fillojë nga ora 15:30, raporton Indeksonline.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit dërguar e mediave.

Vizita e tij vjen pas krizës energjetike, për të cilën mbrëmë doli në konferencë për media bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.