Kriza në kufirin Bjellorusi-Poloni, BE paralajmëron rritje të sanksioneve

Bashkimi Evropian do të rrisë sanksionet e saj ndaj Bjellorusisë, pasi kjo e fundit ka përshkallëzuar situatën me emigrantët në kufirin me Poloninë.
Siç raporton BBC, këto sanksione synojnë të gjithë ata që janë të përfshirë në trafikimin me emigrantë.
BE tash e disa ditë është duke e akuzuar Bjellorusinë për shtyrjen e emigrantëve drejt kufijve të saj.
Këto akuza, Bjellorusia i ka mohuar, madje edhe e ka kërcenuar Bashkimin Evropian me ndërprerje të gazit për shtetet anëtare ku Bjellorusia dsitribuon.
Ditën e sotme, qindra emigrantë ia mësynë kufirit me Poloninë, duke u vendosur përpara telave me gjëmba në kufi.
Polonia nuk është duke i pranuar emigrantët, ndërsa shteti i Bjellorusisë, sipas autoriteteve polake, po refuzon të pranojë tërheqjen e tyre.
Situate në kufirin e Bjellorusisë është tensionuar që nga muaji gusht, kur mijëra emigrant nga shtetet lindore ishin grumbulluar në kufirin me Poloninë.
Zyrtarët evropianë kanë akuzuar udhëheqësin autoritar të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për orkestrimin e një skeme për të joshur emigrantët me premtimin e rremë për hyrje të lehtë në BE.