Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Dy ditë më parë u raportua për një krizën mes Leos dhe Leles, çiftit që nisi historinë e tyre në Big Brother VIP Kosova 3 dhe që për muaj me radhë ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut.
Fillimisht, shumë fansa dyshuan se gjithçka mund të ishte pjesë e një loje apo strategjie për vëmendje, por burime pranë tyre kanë konfirmuar për Prive se kriza është e vërtetë dhe se raportet mes dyshes janë ftohur dukshëm kohëve të fundit.
Ndonëse të dy vazhdojnë ende të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, fotot e përbashkëta janë fshirë – një detaj që për ndjekësit ka qenë shenjë e qartë e distancës që po kalojnë.
As Leo e as Lela nuk kanë folur publikisht për situatën, mirëpo në një përgjigje me shkrim për Prive by Liberta Spahiu, Leo është shprehur shkurt:
“Senet jon qashtu qysh pi shini, s’kam çka me shtu ma shumë.”
Një reagim i shkurtër, por që në fakt e konfirmon krizën dhe përforcon bindjen se marrëdhënia e dikurshme mes tyre po kalon një periudhë të vështirë.
Ndërkaq, Lela deri tani ka zgjedhur të mos komentojë.