Kriza në vend, Presidentja do t’i ftojë në takim liderët e partive politike

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do t’i ftojë liderët e partive politike në takime në ditët në vijim.
Kështu ka deklaruar për IndeksOnline, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes.
“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, deklaroi Kupina.
Kupina theksoi se nëse paraqitet nevoja, shefja e shtetit mbetet e gatshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë.
Derisa dje për të 38-ten herën ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
As pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk u arrit zgjedhje e kryetarit dhe kryesisë së Parlamentit.