Kriza nga sanksionet, Banka Qendrore ruse rrit normat e interesit

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit nga 9.5 në 20%, për të kundërshtuar rreziqet e zhvlerësimit të rublës dhe inflacionit më të lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.
Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë banka qendrore dhe ministria e financave, raporton BBC.
“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, ka thënë Banka Qendrore në një deklaratë.