75 Mall Live Search
16:54 / E Diele, 13 Mars 2022 / C E

Kriza nuk ndihet në fushën e lojës, Chelsea fiton në fund

Chelsea ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në Premierligë.

Për kundër krizës së shkaktuar në skuadër pas sanksioneve nga qeveria Britaneze për pronarin, Roman Abramovich, Blutë kanë fituar me rezultat 1-0 ndaj Newcastle.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Havertz në minutën e 89-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Chelsea mbetet në vendin e tretë me 59 pikë, plot 10 pikë më pak se Manchester City. /IndeksOnline/