75 Mall Live Search
22:15 / E Mërkurë, 22 Tetor 2025 / S Z

Kriza shëndetësore në Gaza do të zgjasë për breza, thotë shefi i OBSH-së

Gaza po përjeton një “katastrofë” shëndetësore që do të zgjasë për “brezat që do të vijnë”, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus i tha programit Today të BBC Radio 4 se nevojitet një rritje masive e ndihmës për të filluar adresimin e nevojave komplekse të popullsisë së Strip-it, transmeton Klankosova.tv.

Izraeli ka lejuar më shumë furnizime mjekësore dhe ndihma të tjera të kalojnë në Gaza që kur një armëpushim me Hamasin hyri në fuqi më 10 tetor, por Dr. Tedros tha se nivelet janë nën ato të nevojshme për të rindërtuar sistemin e kujdesit shëndetësor të territorit.

Ndërhyrja e tij vjen ndërsa ShBA-ja përpiqet të mbështesi armëpushimin për të cilin ndihmuan të ndërmjetësohej pas një shpërthimi dhune në fundjavë.