Kriza te Llapi, Batatina shkarkon stafin e trajnerëve

Llapi po kalon në një sezon të dobët në stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.
Dhe trajneri Tahir Batatina, ka vendosur ta largojë stafin e trajnerëve të skuadrës së tij pas rezultateve tejet të dobëta të “Legjendave” këtë sezon.
Sezonin e kalur Llapi gjendej në një pozitë krejt tjetër, ku e kishte mbyllur sezonin në vendin e dytë.
Llapi, stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e parafundit në “Albi Mall Superliga” me 18 pikë të tilla./IndeksOnline/