14:48 / E Shtunë, 23 Maj 2020

Krizat i bashkojnë njerëzit, kisha gjermane hap dyert për lutjet muslimane

Një kishë në Berlin ka hapur dyert e saj për muslimanët të cilët e kanë të pamundur të shkojnë në xhami, sipas rregullave të reja të distancimit shoqëror.

Gjermania lejoi shërbimet fetare të rifillojnë më 4 maj, por adhuruesit duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metrash, raporton BBC , transmeton Indeksonline.

Kisha Martha Lutheran në Kreuzberg ofroi të ndihmojë duke pritur lutjet e së premtes, në fund të Ramazanit.

Gjatë gjithë muajit të Ramazanit, muslimanët nuk pranojnë të hanë, pinë, konsumojnë duhan dhe të bëjnë seks, nga agimi deri në muzg.

Imami i një xhamie tha: “Është një gjë e shkëlqyeshme dhe që solli gëzim në mes të kësaj krize”.

“Kjo pandemi na ka bërë një komunitet. Krizat i bashkojnë njerëzit”, shtoi ai.

Gratë që mbajnë shami dhe maska ​​për fytyrën marrin pjesë në lutjet e së Premtes në një kishë në Berlin

Mos i humb