Krizë edhe në menaxhimin e faqes së Albin Kurtit – e pafreskuar që nga zgjedhjet lokale

Stafi teknik i kryeministrit Albin Kurti, duket se ka harruar t’i përditësojë të dhënat e tij nëpër rrjetet sociale.
Në profilin e Kurtit në Facebook, në “cover” ende gjendet moto e zgjedhjeve lokale “Bashkë Qeverisim”, ndonëse kanë kaluar katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Për me keq, tek hapësira e të dhënave, nuk tregohet se Kurti tash e një vit është kryeminsitër i Kosovës, vetëm se shkruhet që është ‘faqe politikani’.
“Bëhu pjesë e ndryshimit, bashkohu me fushatën mbarëpopullore për kryeministrin Albin Kurti. Fto miqtë e tu të bashkohen në këtë faqe ku do të njoftohen dhe përmblidhen veprimtaritë, para e pas fushatës zgjedhore. Vetëm bashkë me TY mund ta bëjmë ndryshimin që i duhet Kosovës”, shkruan tek “abort”, ndonëse për pak ditë bëhen një vit nga zgjedhja e Kurtit, kryeministër me mbi 50% të votave, shkruan Insajderi.
Derisa theksohet se “kjo faqe administrohet nga stafi i fushatës elektorale për Albin Kurtin e Lëvizjen VETËVENDOSJE!”.

Menaxhuesit e rrjeteve sociale të Kurtit, nuk i kanë përditësuar të dhënat e shefit, as në profilin e tij në Instagram.
“Profil zyrtar në instagram i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti”, shkruan tek “bio” në Instagram.

Më të rejat e kryeministrit janë përditësuar vetëm në Twitter.
Në këtë rrjet social, Kurti ose stafi i tij, aktivitet i shpërndajnë vetëm në gjuhën angeleze, për shkak të audiencës kryesisht të huaj.
