08:49 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Krizë martesore?! Ja si qëndron e vërteta në marrëdhënien e Victoria dhe David Beckham

Fansat e çiftit vunë re kyçin e Victorias këtë javë kur ajo bëri një tutorial të buzëkuqit të linjës së saj në Instagram, duke vënë në dukje se një pjesë e tatuazhit në kyçin e dorës dukej se ishte zhdukur pothuajse plotësisht. 

Bëhet fjalë për tatuazhin “DB”, inicialet e burrit të saj që ajo ka që nga 10 vjetori i lidhjes së tyre.

Ky është parë si një shkak shqetësimi për disa fansa, të cilët menduan se çifti po kalon një krizë.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për TMZ se nuk ka asnjë problem martesor mes të dyve. Thjesht së fundmi Victoria ka qenë duke hequr disa tatuazhe nga trupi i saj.