Krizë në Barcelonë, Lionel Messi i nevrikosur pasi shënoi gol

Mbrëmë Barcelona pësoj humbje befasuese në “Camp Nou” nga Osasuna me rezultat 1:2.
Golin për katalunasit e shënoi Lionel Messi nga goditja e lirë, transmeton Indeksonline.
Reagimi i Messit pas golit të shënuar ka bërë shumë bujë. Kapiteni i katalunasve shihet i nevrikosur dhe kjo tregon më së miri gjendjen e Barcelonës këtë sezon.
Katalunasit mbrëmë edhe matematikisht e humbën titullin e La Ligas. Real Madridi arriti ta mposhtte Villarrealin dhe të shpallet kampion./Indeksonline/