Krizë në burgjet e Britanisë, pamjet shokuese të rrahjeve brutale
Pamjet shokuese kanë zbuluar të burgosurit që përdorin drogë, duke shfaqur telefonat celularë dhe duke goditur dhunshëm njëri-tjetrin në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.
Filmat nga disa burgje në të gjithë vendin kanë theksuar krizën me të cilën përballet sistemi aktual i burgjeve.
Një video e marrë nga burgu i Liverpulit tregon se të burgosurit rrahën në dysheme e të tjerë pinin duhan që dyshohet përmbante substancë narkotike, shkruan ‘Sunday Mirror’, transmeton Indeksonline.