19:44 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Krizë në degën e PDK-së në Podujevë, pritet dorëheqja e 5 asamblistëve dhe 30 kryetar të nëndegëve

Kandidati Naim Fetahu arriti që me 117 vota të zgjedhet në krye të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në komunën e Podujevës.

Por vetëm një pikë më pak pati kundërkandidati i tij, Fahri Osmani.

E sipas burimeve të Indeksonline ende pa u bërë mirë i ditur ky lajm, pakënaqësitë brenda PDK-së në Podujevë, veçse kanë filluar.

30 nënkryetar të nëndegëve si dhe pesë asamblistë të PDK-së në Podujevë kanë paralajmëruar dorëheqje, pas zgjedhjes së Naim Fetahut.

Burime të Indeksonline mësojnë se dorëheqjet e paralajmëruara do të bëhen të ditura nesër edhe zyrtarisht në partinë e Kadri Veselit, saktësisht në degën e Llapit.

Duhet shtuar se Fetahu në këtë proces pati përkrahjen e strukturave të vjetra të partisë, por Fahri Osmani u përkrah nga të rinjtë e PDK-së./Indeksonline/