00:30 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Krizë në martesen e Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit?

Është bashkëshortja e Sinan Hoxhës, Andrra Destani ajo e cila ka ngjallur dyshime për një krizë të mundshme në martesën e saj.

Bukuroshja në fjalë ka publikuar një imazh jo shumë të zakonshëm në llogarinë e saj në InstaStory, shkruan Indeksonline.

“Të duhen shumë të vërteta për të fituar besimin, por vetëm një gënjeshtër për të humbur të gjitha”, thuhet në këtë thënie.

Vlen të kujtojmë faktin se Andrra dhe Sinani janë prindër të një djali, pas të cilit janë shumë të dhënë. /Indeksonline/