18:06 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Krizë në Venezuelë, i gjithë shteti pa rrymë

Venezuele gjatë ditës së djeshme ka qenë në terr total pasi është ndalur rryma elektrike.

Dritat e trafikut dhe sistemi i metrosë u ndal në kryeqytetin, Caracas, transmeton Indeksonline.

Kjo ndërprerje vetëm sa e trazoi ende më shumë gjendjen e mjerueshme që po kalon ky shtet.

Qeveria e Maduros e quajti ndaljen e rrymës si një ‘sabotim’ të një dige të madhe hidroelektrike.

Për shkak të ndaljes së rrymës edhe një ndeshje në ‘Copa Libertadores’ u desh të shtyhej.

Pas shtatë orësh pa rrymë, dritat u kthyen përsëri në disa ndërtesa./Indeksonline/