Krizë për trajnerë, Thomas Tucheli mbetët në Bayern Munchen

Thomas Tucheli pritet të vazhdojë me gjigantin gjerman, Bayern Munchen.
Dje gjatë ditës, agjenti i trajnerit gjerman dhe kryesia e klubit nga Bundesliga mbajtën një mbledhje me dyer të mbyllura, shkruan Indeksonline
Aty është vendosur që Tucheli të vazhdojë ende me ish-kampionin e shumfishtë në Bundesliga të Gjermanisë.
Kjo ndodhi për shkak të shumë tentimeve dhe refuzimeve që mori Bayerni gjatë këtyre ditëve për rolin e trajnerit.
Tucheli nuk pati shumë sukses me Bayernin gjatë këtij sezoni, madje për herë të parë pas shumë vjetëve, kjo skuadër nuk arriti të festonte asnjë titull kampioni.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Dortmundit çoi Bayernin deri në gjysmëfinale të UEFA Champions League dhe kjo i pëlqeu shumë kryesisë së “Bavarezëve”./Indeksonline/