10:23 / E Diele, 18 Tetor 2020 / indeksADMonline

Kriza te Barcelona, tre futbollistë pranojnë uljen e pagave

Barcelona nuk po arrin të këndellet nga kriza ekonomike si shkak i pandemisë Covid-19

Barça përmes një komunikate ditë më parë ka lajmëruar për një humbje të madhe në aspektin financiar dhe për këtë po kërkon që t’i ulet paga futbollistëve edhe njëherë, shkruan IndeksOnline

Tre futbollistë të Barçës, Marc-Andre ter Stegen, Frenkie de Jong dhe Clement Lenglet kanë pranuar menjëherë që paga e tyre të ulet.

E në këmbim të uljes së pagave, klubi do t’ua zgjas atyre kontratën.