75 Mall Live Search
14:38 / E Premte, 26 Qershor 2026 / L A

Krizë te kampi i Uruguajit, futbollistët përplasen me trajnerin Bielsa

Uruguaj-Spanjë e vlefshme për Grupin H të Botërorit nuk është një ndeshje dosido, por një finale e vërtetë sidomos për skuadrën e drejtuar nga Marcelo Bielsa së cilës i duhet të fitojë ndaj La Roja pas barazimeve në dy ndeshjet e para.

Por duket se situata te skuadra amerikanolatine nuk është aspak e qetë, përkundrazi, sipas ‘El Espectador’ është totalisht krejt e kundërta

Trajneri Marcelo Bielsa po kalon një prej momenteve më të komplikuara në pankinën e Uruguajit. Gjithnjë sipas ‘El Especador’, disa futbollistë i kanë shfaqur përgatitësit të tyre, pakënaqësinë për intensitetin e stërvitjeve duke siguruar se ngarkesa e punës është shumë e madhe se kjo kërkesë është edhe shkaku kryesor i disa dëmtimeve të pësuara nga disa lojtare në ditët e fundit duke marrë si shembull De Arrascaeta ose Araujo.

Një situatë kjo, që ka gjeneruar shqetësim në skuadër dhe që vjen pikërisht në prag të një ndeshjeje shumë të rëndësishme. Por te Uruguaji duket se ka edhe probleme të tjera. Pakënaqësitë nuk janë vetëm në aspektin fizik. Disa lojtarë kanë vënë në dyshim edhe planin e ndeshjes të përgatitur nga trajneri argjentinas për të përballuar Spanjën.

‘Senatorët’ e skuadrës si Federico Valverde, Rodrigo Bentancur, Manuel Ugarte apo Sergio Rochet shfaqën preferencën për të luajtur poshtë ne bllok e për të dalë në kundërsulme në mënyrë që t’i shkaktojnë dëme skuadrës së Luis De La Fuente. Por Bielsa, që është trajneri e ka të qartë se plani për të luajtur ndaj Spanjës është ‘si një pasqyrë’.

Në një situatë të tillë, Marcelo Bielsa vendosi të ndërhyrjë. Trajneri mblodhi të gjithë skuadrën për të diskutuar situatën, një mbledhje që zgjati 48 minuta dhe që i shërbeu trajnerit për të dëgjuar ankesat e futbollistëve, por edhe për t’u dhënë një mesazh të qartë

Sipas asaj që publikohet në median uruguajane, Bielsa i kritikoi disa prej futbollistëe që kishin kërkuar largimin e tij nga pankina e skuadrës Celeste paso ky i fundit vendosi të mos marrë në Botëror dy futbollistë me peshë si Luis Suárez dhe Nahitan Nández. Një vendim që në atë moment shkaktoi një debat të madh, por që u rikthye si një nga pikat e krisjes në skuadrën uruguajane.