Krizë urie në Gaza, turma të mëdha njerëzish mblidhen për të marrë ndihma në veri të vendit

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur ditën e sotme në veri të Gazas, për të siguruar ushqime nga turmat që po shpërndahen.
Sipas mediave të huaja, më parë, një raport i publikuar nga Klasifikimi i Integruar i Fazës së Sigurisë Ushqimore (IPC) i mbështetur nga OKB-ja, paralajmëroi se “ndihma humanitare mbetet jashtëzakonisht e kufizuar për shkak të kërkesave për akses humanitar që mohohen vazhdimisht dhe incidenteve të shpeshta të sigurisë”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë akuzat për urinë që po ndodh në Gaza. Duke folur të dielën, ai tha: “Nuk ka politikë urie në Gaza dhe nuk ka uri në Gaza”.
Pamjet në fotografinë më sipër janë bërë më parë në Beit Lahia, në veri të Gazës, ku ndihmat u shpërndanë sot me kamionë.
Kujtojmë se ditën e sotme, kryeministri britanik Sir Keir Starmer deklaroi se Mbretëria e Bashkuar mund të njohë një shtet palestinez në shtator, nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.