75 Mall Live Search
19:13 / E Diele, 24 Maj 2026 / AR

KRM “Pastrimi”: 500 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në hapësira publike

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbeturinave në vende ku nuk lejohet janë duke u trajtuar seriozisht dhe janë dërguar në inspektoriat për veprime të mëtejshme.

Nga kjo kompani kanë apeluar te qytetarët që të respektojnë hapësirat publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit.

“Mos harroni, 500 euro është vlera e gjobës që inspektoriati ua shqipton personave që hedhin mbeturina në hapësira publike”, thuhet në njoftimin e KRM “Pastrimi”.