KRM “Pastrimi” kërkon zgjidhje afatgjatë nga komuna për pastrimin e qytetit

KRM “Pastrimi” ka reaguar lidhur me situatën e krijuar me grumbullimin e mbeturinave në qytet, duke theksuar se kontrata e re e nënshkruar për mirëmbajtjen e hapësirave publike është vetëm një hap fillestar dhe nuk adreson problemin themelor të shërbimeve bazë të pastrimit.
Ndërmarrja ka kërkuar takim urgjent me Komunën e Prishtinës për të zgjidhur çështjet kyç, përfshirë pagesat e papaguara për më shumë se katër muaj, që po pengojnë rifillimin e operimit të rregullt.
“Kërkojmë bashkëpunim të plotë për zgjidhje afatgjate dhe stabilitet financiar, në mënyrë që të kthehemi sa më parë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, thuhet në njoftim.