75 Mall Live Search
16:05 / E Hënë, 01 Korrik 2024 / S Z

KRM “Uniteti” e dërgon në përmbarim Komunën e Vushtrrisë, shkak borxhi prej 107 mijë euro

Kompania regjionale e cila merret me mirëmbajtjen e rrugëve dhe largimin e mbeturinave KRM “Uniteti”  e ka dërguar në përmbarim Komunën e Vushtrrisë, për shkak të borxhit  prej 107 mijë euro që komuna e Vushtrrisë i ka kësaj kompanie.  Në njoftimin e KRM “Uniteti”, thuhet se ata kanë pritur që gjashtë muaj dhe se Komuna e Vushtrrisë nuk ka reflektuar dhe se ata kanë qenë të detyruar ta dërgojnë në përmbarim.

“Pas shumë kërkesave drejtuar për pagesë të borgjit ndaj KRM “Uniteti”, Komuna e Vushtrrisë nuk ka reflektuar dhe nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje zyrtare. Duke e pasur parasysh se borgji prej 107 mijë është i vitit 2023 dhe KRM “Uniteti” ka pritur mbi 6 muaj, sot kemi vendosur që ta dërgojmë në përmbarim Komunën e Vushtrrisë. Duke qenë njëra prej aksionarëve/pronarëve të kompanisë, Komuna e Vushtrrisë përveç që shërbimin e menaxhimin të mbeturinave nga 1 janar 2024 ia ka dhënë një kompanie tjetër pa asnjë paralajmërim zyrtar, veprimet e dëmshme ndaj KRM “Unitetit” i ka vazhduar edhe në muajt vijues duke mos e paguar borgjin, ndërsa në anën tjetër i ka dhënë qindra-mijëra subvencione kompanisë “Përparimi”. Pra, të gjendur para kësaj situate jo të mirë, KRM “Uniteti” ka vendosur të marrë masa ligjore, duke e dërguar në procedurë përmbarimore Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.