75 Mall Live Search
22:58 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Kroacia deklason Letoninë, Turqia ndalet nga Armenia

Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore bindëse ndaj Letonisë në kualifikimet e Kampionit Evropian.

Skuadra e Zlatko Dalic shënoi fitore në shtëpi me rezultat 5-0, shkruan nIdeksOnline.

Bruno Petkovic në minutat 3 dhe 44, Luka Ivanusec ’13, Andrei Kramaric ’68 dhe Mario Pasalic ’78 ishin golashenues për Kroacinë.

Në kuadër të grupit D, u zhvillua edhe ndeshja mes Turqisë dhe Armenisë, e cila përfundoi me barazim 1-1.

Armenët kaluan të parët në epërsi me golin e Artak Dashyan në minutën e 49-të, ndërsa pak minuta para fundit, Bertug Yildirim barazoi shifrat në minutën e 88-të.

Pas ndeshjeve të sotme, Turqia mbetet lidere e Grupit D me 10 pikë, e ndjekur nga Kroacia me 7 pikë, aq sa ka edhe Armenia, kombëtraja e Uellsit është në vendin e katërt me 4 pikë, kurse Letonia e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/