75 Mall Live Search
19:08 / E Shtunë, 07 Shkurt 2026 / L A

Kroacia e bronztë në Evropianin e futsallit

Kombëtarja e Kroacisë ka arritur suksesin e saj më të madh në futsall.

Ata kanë fituar medaljen e bronztë në “UEFA Futsal Euro 2026”, pasi mposhtën Francën me rezultat 5-6.

Kjo është hera e parë që Kroacia arrin këtë sukses në këtë garë.

Ndërsa gjatë ditës së sotme luhet edhe finalja mes Portugalisë dhe Spanjës, në “Arena Stozice” të Ljubljanës./IndeksOnline/