10:29 / E Premte, 20 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kroacia e fton për pushime fotografin Yuri Cortez [Foto]

Zyra Kroate Kombëtare e Turizmit ka ftuar Yuri Cortez, fotoreporterin e agjencisë AFP, të kaloj disa ditë pushime në Kroaci.

Fotoreporteri u vërshua nga lojtarët kroatë pas golit të Mandzukic në ndeshjën ndaj Anglisë, fitore kjo e cila dërgoi kombëtaren kroate në finale.

“Ne biseduam për disa minuta dhe ai tha se donte të më ftonte për të eksploruar vendin, bukurinë dhe gastronominë e tij dhe se ai vetëm duhej t’i tregonte ku dëshironte të shkonte”, tha Cortez, i cili ishte “shumë i lumtur” pas bisedën që kishte me Kristjan Stanicic, drejtor i Zyrës Kombëtare Kroate të Turizmit.

“Ne do të tregojmë Yuri më të mirën e Kroacisë: bregdetin tonë, ishujt tanë dhe Kroacinë kontinentale,” shpjegoi Stanicic.

Sigurohuni që të sillni humorin tuaj të mirë dhe aparatin tuaj dhe na tregoni se si do të dëshironit të vizitoni Kroacinë”, ishin ‘kushtet’ që autoritetet kroate i vënë Cortez në ftesën që e dërguan.

Fotoreporter i Salvadoros, i cili punon për zyrën e AFP në Meksikë, do të jetë në gjendje të vizitojë Zagrebin dhe pjesët e tjera të Kroacisë gjatë udhëtimit të tij, të planifikuar për në fund të gushtit ose fillimit të shtatorit./IndeksOnline/