75 Mall Live Search
09:03 / E Diele, 28 Mars 2021 / Blerim

Kroacia e nderon Modricin, fituesi i ‘Topit të Artë’ shpërthen në lot!

Kombëtarja e Kroacisë e ka nderuar me një fanellë mesfushorin e Realit, Luka Modric.

Modric, festoi 135 paraqitje me kombëtaren e tij, ku njëherit bëhet edhe futbollisti i parë nga ky shtet që ka fituar ‘Topin e Artë’, shkruan IndeksOnline

Ai debutoi në vitin 2006 kundër Argjentinës, e që nga ajo ditë la gjurmë në futbollin botëror.

Mesfushori nuk arriti të përmbahet, kur trajneri dhe kryetari i Federatës kroate ia dhuruan atij fanellën e Kombëtares.

Kujtojmë se Kroacia e ka fituar takimin e parë në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin e Katarit ndaj Qipros me rezultatin final në 1:0.