75 Mall Live Search
18:47 / E Premte, 09 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Kroacia gjysëmfinalistja e parë e Kupës së Botës

Kroacia është gjysëmfinalistja e parë e Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

Ajo mposhti Brazilin pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-2, shkruan IndeksOnline.

Rezultati pas 90 minutave të kohës së rregullt ishte i barabart 0-0.

Në vahzhdime u shënuan dy gola, por rezultati përsëri ishte i barabartë 1-1.

Neymar kaloi Brazilin në epërsi në minutën e 105+1.

Në minutat e fundit, Kroacia arriti ta barazonte rezultatin me golin e Bruno Petkovicit në minutën e 116-të.

Në gjysëmfinale, Kroacia do të përballet me fituesin e ndeshjes Holandë – Argjentina./IndeksOnline/