Kroacia ndalon përdorimin e telefonave në shkollat fillore dhe të mesme
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme.
Sipas të dhënave, nxënësit e përdorin teknologjinë kryesisht për argëtim dhe shumë pak për detyrat shkollore.
Po ashtu, rreth 70 për qind e nxënësve nuk kanë mbikëqyrje në përdorimin e teknologjive digjitale.
Këto të dhëna dalin nga një anketë e realizuar nga CARNET në bashkëpunim me Universitetin, ku morën pjesë rreth 4 mijë studentë.

