75 Mall Live Search
12:00 / E Martë, 14 Janar 2025 / L K

Kroacia pajiset me automjete të blinduara amerikane

Kroacia nga sot do të ketë automjetet e para luftarake të këmbësorisë BRADLEY M2A2 ODS, automjete të blinduara amerikane me pistë.

Dorëzimi u krye në kazermën e Brigadës 132 të Ushtrisë së Kroacisë në Nashicë.

Në dorëzimin ceremonial të automjeteve të para luftarake të këmbësorisë BRADLEY M2A2 ODS morën pjesë nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nathalie Rayes.

Vlera e marrëveshjes për blerjen e këtyre mjeteve nga SHBA-ja është rreth 750 milionë euro./Indeksonline/