Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
Parlamenti kroat ka miratuar rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pas 17- vitesh.
Sipas raportimeve, ligjvënësit kroatë kanë votuar të premten me shumicë dërrmuese për të rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të forcuar mbrojtjen e vendit ballkanik, në përgjigje të tensioneve dhe konflikteve globale në rritje, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ndërkohë, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci u hoq në vitin 2008, një vit para se të bashkohej me NATO-n.
“Po shohim një rritje të llojeve të ndryshme të kërcënimeve, që kërkojnë veprim të shpejtë dhe efektiv nga komuniteti i gjerë”, u tha ligjvënësve këtë javë Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusiç.
Përafërsisht 18,000 burra do të rekrutohen çdo vit për dy muaj trajnim, sapo të mbushin 18 vjeç. Iniciativa pritet të fillojë vitin e ardhshëm, ku gratë do të jenë të përjashtuara.
Në Evropë, rekrutimi ushtarak ekziston në një numër të kufizuar vendesh, pasi shumë prej tyre e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak në dekadat e fundit, duke zgjedhur forcat e armatosura profesionale.
Megjithatë, disa shtete ende e mbajnë rekrutimin e detyrueshëm, me procedura dhe kohëzgjatje të ndryshme.

